Ndotja e Tiranes, plehrat dhe gazrat pakesojne oksigjenin
Dy prej arsyeve përse ajri i Tiranës është shumë herë më i lartë se normat e lejuara sipas specialistevë janë plehrat dhe karburantët e përdorura nga automjetet të cilat pakësojnë oksigjenin që këtë qytet.

Ekspertët e ISHP shprehen se zgjidhje për të dalë nga kjo situatë do të ishte harxhimi sa më pak i karburanteve duke reduktuar sasinë e gazrave që çlirohen në natyre dhe pastrimin nga plehrat.


Nuk është hera e parë që në studimet e bëra nga Organizata Botërore e Shendetit qyteti i Tiranes ka rezultuar si një prej qyteteve më të ndotur të Evropës me pasoja në mëdha ne shëndetin e qytarëve. Sipas raportit të OBSH-së, ndotja e ambjentit në Shqipëri shkakton 500 vdekje në vit. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2011, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori