Ndoshta Kosova e Mali i Zi një ditë do të bashkohen
Pëlqej
Albeu.com
Adem Demaçi vazhdon ta shokojë opinionin në Mal të Zi e mbase jo vetëm atje. Shqiptarët nuk do të kundërshtonin që Gjukanoviqi të vijë në krye të Qeverisë së Kosovës, deklaron Demaçi për të përditshmen podgoricase “Dan”.Në një intervistë për të përditshmen podgoricase “Dan”, e cila e mbështet konceptin e shtetit të përbashkët me Serbinë, Adem Demaçi vlerësoi se votat e shqiptarëve në këtë republikë do t’ia sjellin pavarësinë Malit të Zi, sepse në këtë mënyrë ata do të mund t’i realizojnë interesat e veta.
Sipas fjalëve të tij, që i transmeton agjencia Beta, në Mal të Zi është në vepër shovinizmi i disa partive proserbe dhe pothuaj të gjitha partive politike nga Serbia, të cilat mendojnë se shqiptarët nuk duhet ta kenë rolin vendimtar në pavarësimin e Malit të Zi. Demaçi tha se shumica e shqiptarëve e mbështet kryeministrin Milo Gjukanoviq, sepse ai është distancuar nga politika e gabuar e Slobodan Milosheviqit dhe i ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës, të cilët, duke ikur nga dhuna serbe, kanë gjetur strehim në Mal të Zi.
”Ndoshta Kosova dhe Mali i Zi një ditë do të bashkohen, kurrë nuk i dihet. Shqiptarët nuk do të kundërshtonin që Gjukanoviq të vijë në krye të Qeverisë së Kosovës. Në politikë gjithçka është e mundshme, e pamundshme është vetëm të ngjallet i vdekuri”.
Ai vlerësoi se në Serbi i vetmi politikan që di se çka dëshiron është Vuk Drashkoviq, “i cili po e shpëton Serbinë, për dallim nga politikanët e sojit të Slobodan Milosheviqit”.
Sipas fjalëve të Demaçit, Kosova do të bëhet e pavarur, ndërsa Serbia përpiqet të shpëtojë diçka me propozimin që Kosova t’i fitojë të gjitha atributet e shtetit, pos ulëses në OKB dhe ushtrisë së saj.
Lajm
Shtuar më 04/04/2006, ora 13:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori