Edhe pse anëtarët e opozitës në Komisionin e
Ligjeve kishin vendosur që të bojkotonin mbledhjen e shkarkimit të kryeinspektores Zana Xhuka, duke lejuar vetëm Oerd Bylykbashin që të shprehte qëndrimin e përbashkët,
deputeti Nard
Ndoka ka qenë i pranishëm, njofton Portali Albeu.Kjo i dha mundësi të majtës të ketë edhe kuorumin e mbledhjes, pasi nëse nuk do të ishte paraqitur, nuk mund të mblidhej komisioni.
Prania e deputetit
Ndoka ka qenë edhe e detyruar për shkak të axhendës së vendosur nga Komisioni i
Ligjeve duke e futur dje për shqyrtim propozimine tij për të ulur pragun e
votave të nevojshme për të përfituar nga
buxheti i shtetit.
Si një nga propozuesit e ndryshimeve në ligjin për Financimin Partive politike”,
deputeti Ndoka u detyrua që të qëndrojë deri në fund, pasi nëse nuk do të shqyrtohej sot nisma e tij, nuk do të votohej në seancë plenare.
Propozimi i deputetit
Ndoka u miratua nga deputetët e mazhorancës. Vetëm
deputeti Mark Frroku votoi kundër nga mazhoranca, pasi ndryshimi ndikon direkt në uljen e financimit nga
buxheti i shtetit për partinë e tij politike. Me këtë amendim, pritet të përfitojnë PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Pakal Milos, AK-ja e Kreshnik Spahiut, si edhe PDK-ja e Nard Ndokës, i cili është në parlament pas garës në zgjedhjet e kaluara nën siglën e PD-së.
Amendimi i ligjit ul numrin e nevojshëm të
votave që i duhen një partie të vogël për të marrë fonde nga
buxheti i shtetit. Konkretisht, duke iu referuar ligjit aktual, i cili parashikon një numër të nevojshëm votash prej 1 për qind të totalit të
votave, të vegjlit kërkojnë uljen e pragut për të përfituar ndihmën ekonomike. Dhe, nisur nga totali i votuesve prej 1.724.779 persona në zgjedhjet e fundit parlamentare të 23 qershorit 2013, ku 1 përqindëshi i tyre është rreth 17 mijë vota, të vegjlit kërkojnë që ky prag prej 17 mijë votash të zbresë në 10 mijë vota, në mënyrë që dhe këto parti të përfshihen në skemën e financimit nga
buxheti i shtetit.
Ndërkohë, mazhoranca në Komisionin e
Ligjeve i propozoi parlamenti shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme, Zana Xhuka. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014,
ora 00:50