Përplasi fëmijën 4-vjeç në Elbasan dhe u rrah nga qytetarët, policia arreston sot 26-vjeçarin

Ka rënë në prangat e policisë 26-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, që përplasi ditën e djeshme 4 vjeçarin në Elbasan.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai akuzohet për “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, kishte aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit dhe i mituri ndodhet ende në spital për trajtim më të specializuar.

Pas aksidentit, korrespondeti i Panorama.al bëri me dije se pjestarë të komunitetit rom në vendin ku ndodhi aksidenti kanë ndaluar dhe kanë rrahur drejtuesin e mjetit, 26 vjeçarin me iniciale A. S, duke i thyer edhe xhamat e makinës.


Shtuar 20.10.2022 11:53