Ndoka tërhiqet nga roli i negociatorit mes Berishës dhe Ramës; në vend të tij Mediu
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tërhiqet nga roli i negociatorit për të bindur kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama që të takohen lidhur me çështjen e presidentit.Burime të afërta nga zoti Ndoka bëjnë të ditur për gazetën Start se kreu i PDK-së është tërhequr nga një nismë e tillë pasi asnjëra nga palët nuk tregon inisiativë.

Ndërkohë, duket se vendin e tij e ka zënë Ministri i Mrojtjes Fatmir Mediu i cili gjatë orëve të natës së kaluar ka zhvilluar një takim me kryesocialistin Edi Rama. E ndërsa pritet që në orën 18:00 të nis seanca parlamentare, vëmendja tashmë ëhtë fokusuar në takimin e mundshëm Berisha-Rama.

Një ditë më parë zoti ndoka takoi dy liderët me qëllim për t’i bindur për takimin e mundshëm, por përpjekja e tij dështoi. start
Shtuar më 05/07/2007, ora 15:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori