Ndoka: PDR do vazhdoje bashkëpunimin me PD-në
Albeu.com
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrate të Re, Nard Ndoka, mohoi sot zërat se PDR do të tëheqë ministrin Pollo nga Qeveria si shenjë proteste ndaj shkeljes së marrëveshjes nga Partia Demokratike.Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrate të Re, Nard Ndoka, mohoi sot zërat se PDR do të tëheqë ministrin Pollo nga Qeveria si shenjë proteste ndaj shkeljes së marrëveshjes nga Partia Demokratike. Ndoka u shpreh se “koalicioni qeveritar funksionon, pavarësisht disa problemeve teknike që krijohen herë pas here”. Sipas tij gjërat i bashkojnë këto dy forca politike janë shumë më të mëdha se ato që i ndajnë dhe si pasojë do të gjendet rruga e kompromisit për disa probleme që dalin në implemnetimin e kësaj marrëveshje. Ndoka theksoi se PDR do të vazhdojë të bashkëqeverisë me PD dhe partitë e tjera aleate duke mohuar kategorikisht krizën në koalicionin qeveritar. “Gjërat po ecin në kahun e duhur dhe mosmarrëveshjet që mund të lindin po zgjidhen me bisedime. Shqetësimet që ngrihen vijnë nga baza e partisë, gjithsesi mendoj se problemet nuk janë në atë fazë sa të vihet në diskutim koalicioni qeveritar”, u shpreh Ndoka.
nga Aleks Petriti, Start
Shtuar më 25/04/2006, ora 13:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori