Ndoka pas takimit me Bashën: Shpresojmë të finalizojmë koalicionin
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pas daljes nga selia e PD u shpreh se pati një diskutim kontruktiv me Bashën, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

“Kemi shumë pika të përbashkëta edhe në pjesën problemore dhe si do procedojmë si koalicion opozitar.

Po diskutojmë për të dalë me kandidatë sa më përfaqësues në gjithë bashkitë e vendit, që të jenë sa më afër qytetarit dhe fitues në zgjedhje.

Shpresoj që në këto pak orë, të finalizojmë edhe një marrëveshje me Partinë Demokratike”, tha Ndoka. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori