Ndoka lëshon "perlën" e radhës pas takimit me Bashën
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka e ka cilësuar problematike për partitë e vogla marrëveshjesn Basha-Rama, ndërkohë që thekson se kreu i demokratëve ishte i detyruar atë që i ofroi kryeministri në tavolinë.

Në deklaratën e dhënë pas daljes nga takimi me Bashën, nuk mund të mungonte edhe një batutë nga ato karakteristike të Nard Ndokës.


"Gjykoj që ishte e vetmja mundësi, do të orientohemi gjithsecili pas përfaqësimit tonë. Basha ka pasur mandatin e partive opozitare, ka pasur kontakte të vazhdueshme me ne. Ka pasur transparencë. Nuk kishte zgjidhje tjetër në këto kushte. Nuk është zgjedhja më e mirë por jemi para një fakti.

Është një goditje për pluralizmin dhe partive politike, por është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Aty është problematika më e madhe, ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi më tepër tek mishi"., - tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori