Lidhur me situatën politike në vend, ka reaguar dhe kryetari i PDK, Nard
Ndoka, i cili është shprehur se Edi
Rama është një “
tren rrangallë”, ndërsa shton se
Rama është braktisur nga qytetarët dhe se ka vetëm mbështetjen e oligarkëve.
Sipas kryetarit të PDK vetëm opozita po i del “zot” Shqipërisë dhe
qytetarëve të saj.
“Edi
Rama, je
tren rrangalle, i boshatisur nga njerezit dhe i mbushur me kriminele e oligarke, që ke dalë nga shinat! Fundi yt dihet..!
Opozita po i del për Zot vendit dhe
qytetarëve.✌️”-ka shkruar
Ndoka.
Reagimi i kreut të PDK vjen pas deklaratës së Ramës i cili iu përgjigj opozitës, duke thënë ;
Unë kam në dorë të shkaktoj tërmete artificiale, por jo t’i parandaloj kur ato ndodhin diku tjetër.
Është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hap krahun”.
Shtuar më 02/10/2019,
ora 18:11