"Ndodhi shumë shpejt", flasin dëshmitarët e atentatit në Elbasan
Një atentat tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç u vra në një lokal të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar.

Me të në tavolinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre gjithashtu avokat dhe viktima është qëlluar pas koke me silenciator.

Dëshmitarët thonë se gjithcka ndodhi shumë shpejt dhe ata e panë viktimën papritur në tokë.

Viktima ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit.

Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetitElbasanit./albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori