Ndodhi edhe kjo, Maqedonia “ul” flamurin shqiptar nga institucionet
Albeu.com
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shfuqizuar ligjin “për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike” cka nënkupton se flamuri shqiptar nuk do të valvitet më në institucionet e ketij shteti. Flamuri nuk do te mund të përdoret as në jetën e përditshme.Flamuri nuk do të qëndrojë më përpara godinave të institucioneve, madje nuk mund të përdoret as në jetën e përditshme, përvecse në rastet e festave kombëtare.

Gjatë marrjes së vendimit, në Gjykatë ka pasur debate të ashpra mes përfaqësuesëve shqiptarë dhe atyre maqedonas.

Ligji “për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike” është miratuar në vitin 2005 por që prej asaj kohe partitë shqiptare në opozitë kanë kërkuar respektimin më rigoroz të tij.

Klikoni ketu dhe merrni pjese ne forumin e Albeu.com me temen: "Maqedonia “ul” flamurin shqiptar, cka duhet bere shqiptarët?
Shtuar më 25/10/2007, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori