Dronët në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk kemi problem ato të NATO-s, por me ata komercialë

Fillimisht, nëpërmjet mediave të tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publikoi lajmin se dronë të paidentifikuar armiqësor kanë vëzhguar ushtrinë serbe, diku te kazermat e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai la të kuptohet se këtë po e bën Kosova. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagoi duke thënë se ky është një pretekst që Serbia të shtojë numrin e ushtarëve afër kufirit me Kosovën. Të enjten, Vuçiç doli vetë dhe tha se KFOR patrullon me dronë përgjatë kufirit me Kosovën, ndërkohë që për Serbinë, problem janë dronët komercialë.

“Ne nuk vumë re avion mbi kazermën tonë për herë të parë dje. I kemi vërejtur ditë më parë, por i kemi paralajmëruar”, ka thënë sot presidenti serb.

Ai pohon se, mund të shihet një aksion i përbashkët kundër Serbisë, të cilin ai nuk do ta quante “armiqësor” për shkak të konotacioneve të ndryshme në të cilat do të shfaqen aktorë të ndryshëm politikë në vend dhe rajon.

“Nga njëra anë, ata do të fillojnë me tallje: “Epo, çfarë tani. Nuk e pamë, ka satelit dhe nuk kanë nevojë për dronë”, thotë Vuçiç.

Nga ana tjetër, ata edhe pse nuk thonë se cilën, do të bënin pyetjen “Me kë po luftojmë?”.

“Epo, me asnjë. Por a doni që Ushtria të lejojë dikë të spiunojë në kazermat e saj, t’i lejojë ata të hyjnë në secilin hangar tonë dhe të numërojnë sa plumba, granata, mina dhe bomba kemi”, pyeti Vuçiç.

Më pas ai tregoi se, siç thotë ai, dronët e NATO-s “Skylark” kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së djeshme rreth Bërnjakut dhe Jarinjes, por kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative dhe kanë respektuar të gjitha procedurat.