Edhe pse në shekullin 21, ushtarët nxjerrin me krahë makinat nga ngrica (FOTO LAJM)
Në disa pamje të publikuara nga ministria e Mbrojtjes, shihen sesi punonjësit e ushtrisë po përpiqën për të lëvizur me krahë mjetet e bllokuara në
aksin Lezhë-Milot.
MM thotë se është dërguar dhe një çisternë për të mbushur me karburant makinat që qendrojnë nën pushtetin e ngricës që prej mbrëmjes së djeshme.
“Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në
aksin Lezhë-Milot.
Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës. Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara”,thuhet në njoftimin e MM.
Edhe pse jemi në shekullin 21, ajo që të ngel në mendje është mungesa e mjeteve dhe puna me mjete rrethanore për nxjerrjen nga ngrica të makinave.
Shtuar më 14/02/2021,
ora 11:59