Ndodh në Fier: Cjapi bën qumësht! (VIDEO)
Cjap që bën qumësht dhe lind keca, ndoshta ju duket e çuditshme por kjo ndodh vërtet në Fier.

Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.

Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht

“Që vitin e parë e parë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi.

Anomali apo bekim askush nuk di ta thotë por dukuria megjithëse shumë e rrallë, nuk është e panjohur.

Përgjatë një viti Frederik Vlashi kërkoi të mësonte se cfarë po ndodhte me cjapin e vetëm të tufës.

Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kameras

“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuar se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha”, ka thënë ai. /Abcnews
Shtuar më 27/05/2020, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori