NDODH NË TIRANË/ I beson shokut pikturat, por ai ia shet në pazar
T’i dorëzosh shokut që të të ruaje disa piktura dhe më pas të konstatosh se ai t’i ka nxjerrë për t’i shitur në pazar. Duket e çuditshme, por ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Një qytetar nga Tirane me inicialet T.H, 62 vjeç, i ka dorëzuar për ruatje të njohurit të tij disa piktura. Ndërkohë që e ka fjetur mendjen se pikturat i kishte të sigurta, T.H konstatos rastësisht një ditë se pikturat e tij ishin nxjerrë në shitje në Pazarin Ri, pranë qendrës së Tiranës,raporton Albeu.com.

I ndodhur përballë kësaj pabesie, T.H ka kallëzuar në Polici shtetasin Thanas Foto, të cilit i kishte besuar pikturat, por që ky i fundit ia kishte nxjerrë në shitje duke shitur disa prej tyre madje.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se më të marrë kallëzimin është bërë edhe arrestimi i personit në fjalë. /Albeu.com/

Shtuar më 10/10/2016, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori