Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 13:30 në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës.

Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit  H. A., 92 vjeç.

Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve, bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/