Ndodh dhe kjo! Frikë nga COVID-19, burri fshihet për 3 muaj në aeroport
Pandemia e COVID-19 ka bërë që një burrë të fshihet për 3 muaj në aeroport, në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos.

Aditya Singh, 36 vjeç u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij.

Ai tregoi një distinktiv, por dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh, shkruan BBC.

Policia thotë se Singh arriti në një fluturim nga Los Anxhelos për në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në 19 Tetor.

Ai thuhet se gjeti distinktivin e stafit në aeroport dhe ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid”, tha ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty. Ai arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë.

Shtuar më 18/01/2021, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori