Ndocaj shënjestron Majkon: Prej vitit '98 të kanë parë veriorët
"Kaubojsi" ka marrë hak menjëherë pasi Majko e cilësoi si histori humori kandidimin e deputetit të Lezhës, Eduard Ndocaj, për kryetar të PS përballë Ramës dhe Blushit.

Me anë të një statusi të postuar në faqen zyrtare, ai shkruan se Majko ka dëshirë që të jetë president i vendit, teksa e fton të dalë më shpesh në veri, pasi për herë të fundit ka qënë në vitin '98.

"Ndocaj: Majko per tu bere President duhet te dale me shpesh ne Veri. Hera e fundit qe e kane pare verioret ka qene viti '98, ne Kukes. Pandeli e argumentoi kandidimin e z. Ndocaj se nuk mundet, sepse ka vetem tre muaj tek PS.

Ne e kuptojme deshiren e madhe te Majkos per te qene Presidente i Republikes. Ne nuk jemi kundra kandidatures se tij edhe pse ai eshte kundra kandidatures se z. Ndocaj.

Per tu bere Majko Presidente Republike, nuk mjafton vetem pelqimi i Rames apo i partise, duhet edhe pelqimi i verioreve. E ftojme Majkon te dale ndonjehere nga veriu, se hera e fundit qe e kane pare verioret ka qene viti '98 ne Kukes.

Po ashtu shpjegojme se Ndocaj ka kontribuar tek PS qe nga 2011.
Po edhe sikur te mos kishte kontribuar ne 2011, ai ka kontribuar qe ne 2013 e deri sot bejne 3 vjet.

Ndoshta Majko s'ka qene i interesuar per listat e veriut e çfare behej politikisht ne 2013 ne Lezhe, Laç, Kurbin e Rreshen?!

Ndoshta Majko ka kohe qe s'merret me çeshtjet e partise e kontribute e mirenjohje cileson vetem statusin e deputetit.
Po ashtu, Majko eshte senatore i PS, e pritej qe te thoshte dy fjale per kercenimet e Ndocaj para se te komentonte kandidaturen.

Ne jemi para se gjithash njerez e pastaj edhe politikane. Megjithate, komenti i Majkos per Ndocaj eshte thjeshte opinion e ndoshta i duhet per tu bere Presidente", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2016, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori