Kërcënohet "kaubojsi": Tërhiqu nga kandidimi ose e sheh ç'të ndodh
Kandidati për kreun e Bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë që të tërhiqet nga gara.

Ndocaj ka bërë kallëzimin penal pranë Komisariatit të Policisë së Lezhës duke theksuar se ka marrë kërcënime gjatë ditëve të fundit përmes celularit.

"Në këtë periudhë pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kerkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore, se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjnë", ka deklaruar Ndocaj në proces verbalin e mbajtur nga policia lokale.

"Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kercënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje", ka vijuar Ndocaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2019, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori