Ndjekje si në filma, sekustrohen 108 kg "mall" në Kakavijë
Policia e Kaakavijës ka sekuestruar 108 kg lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Mësohet se një mjet në zonën e Kallpaqit në Kakavijë ka shtuar shpejtësinë pasi ka parë prezencën e forcave të policisë, të cilët po e ndiqnin pasi kishin marrë informata në rrugë operative.

Pas disa minutash ndjekjeje, drejtuesi i mjetit braktisi makinën dhe u largua me vrap në këmbë drejt kufirit.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 70 kg marijuanë të ndarë në 66 pako, ndërsa u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar shqiptar.

Policia zbuloi edhe vendin ku ishte nisur droga, që ishte një shtëpi në Konicë, në kufi me Shqipërinë.

Policia arrestoi pronarin e shtëpisë, një 52-vjeçar grek, pasi iu gjetën 23 pako me rreth 37.5 kg marijuanë, si dhe 740 gram marijuanë të fshehu8ra në një vend tjetër në banesë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi grek i arrestuar e kishte marrë drogën më 20 janar në kufirin greko shqiptar, nga pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal që operonte në Shqipëri dhe Greqi.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e bandës shqiptaro-greke që trafikon lëndë narkotike.


Shtuar më 24/01/2020, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori