Policia e Tiranës ndaloi gjatë mbrëmjes së djeshme një të ri 24 vjeçar pasi u konstatua se lëvizte me shpejtësi të madhe në qytet pa patentë dhe dhe rrip sigurimi.
Madje, ky i fundit ka tentuar t'i ikë policisë duke i dhënë gas makinës në vend që të qendronte kur është sinjalizuar.
Kështu,
policia i është vënë pas duke bërë që i riu të braktisë mjetin e tij "Golf 5" me qëllimin për t'u larguar me vrap.
NJOFTIMI I PLOTË
Njësia
Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Shenjës së patrullës për të ndaluar,
drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes
drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë
Operacionale në tentativë për t’u larguar.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh.,
rezultoi i papajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme
rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”.
Shtuar më 29/01/2019,
ora 10:30