Ndjekje si në filma: Nuk iu bind policisë, arrestohet durrsaku me armë me vete
Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar, pas një ndjekje rreth 5 kilometër nga ana e policisë.

A. B., 47 vjeç, banues në Golem, Kavajë qarkullonte me armë zjarri me vete dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi, por pas ndjekjes rreth 5 kilometra u arrestua.

Ai është kapur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, të bllokohej mjeti tip Audi.

Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Shtuar më 16/04/2020, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori