Ndjekje penale dy personave, transaksione në shuma të mëdha parash
Dy shtetas 48 vjeçarë do të ndiqen penalisht nga policia në Durrës, për shkak të transanksioneve në shuma të mëdha parash. Një prej tyre, në vitin 2013 ka marrë në dorëzim një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Sazan Hysi, 48 vjeç dhe Fatbardha Hysi, 48 vjeç, po procedohen penalisht nga policia e Durrësit, pas informacioneve të marra lidhur me aktivitetin e tyre të dyshimtë. Nga informacionet e marra nga ana e policisë, rezulton se këta dy persona kanë kryer shumë transaksione bankare në shumakonsiderueshme parash, në kohë të ndryshme.

Në vijim të këtyre informacioneve është dërguar dhe një raport i policisë gjermane, në lidhje me hetimet në ngarkim të Sazan Hysit si dhe personave të tjerë, pasi në vitin 2013 dyshohet se ka marrë në dorëzim 26 kg marijuanë. Lidhur me këtë çështje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori