Ndjekja nga policia, ish-të përndjekurit kërkojnë ndihmë tek Avokati i Popullit
Një prej ish të përndjekurve, Skënder Tufa ka kërkuar ndihmë nga Avokati i Popullit në lidhje me vëzhgimin që atij dhe disa personave të tjerë u bëhet nga nga punonjësit e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë.

Ankuesi pretendon se, ai dhe grupimi i tyre ndjehen nën presionin e policisë dhe të kërcënuar prej saj, sepse në mënyrë abuzive dhe të paligjshme shoqërohen në komisariatet e policisë Tiranë sa herë që lideri i Partisë Demokratike zhvillon mitingje ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme në qytetin e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori