Ndiqni LIVE intervistën e Ben Blushit për portalin Albeu.com (VIDEO)
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi në këto momente po zhvillon një intervistë të drejtpërdrejt me kryeredaktorin e Albeu.com, Emirjon Senja.

Blushi do të flasë në lidhje me pikat kyçe të programit të tij siç është ulja me 20 për qind e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, mbrojtja e të drejtave të punëmarrëseve, pagesa me 1 000 euro për çdo fëmijë që lind si edhe kërkesa për të patur numërues në grupet e numërimit nisur edhe nga fakti se demokratët janë duke i bojkotuar zgjedhjet.

Blushi po ashtu do të flasë lidhur me shkaqet e prishjes së marrëdhënieve me Ramën, raportet me ish-partinë dhe kolegët e tij, financimin e LIBRA-s si edhe strategjinë e fushatës. /albeu.com/



Shtuar më 12/05/2017, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori