Ndiqeni live, Rama prezanton sot qeverinë e re (VIDEO)
Ka nisur nga puna Asambleja e Partisë Socialiste. Sot pritet që kryeministri Edi Rama të prezantojë qeverinë e re 2.

Ashtu siç ishte parashikuar në axhendë, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi bëri hapjen e Asamblesë.

Në fillim të asamblesë, rendin e ditës do ta hapë prezantimi i raportit të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.
Më pas vijon me raportin e dëgjasve publike, atë të grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

Tre raportet e mbetura janë ai për lehtësimin e procedurave burokratike, per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS dhe miratimi më pas i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

Më pas fjala përmbyllëse i takon kreut të partisë Edi Rama i cili do të flasë për bilancin politik të 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2017, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori