Ndihmuan grupet kriminale, kush janë tre policët e arrestuar
Pëlqej
Goditja e 4 grupeve kriminale qe coi ne pranga shume prej anetareve te tyre ka nxjerre zbuluar edhe tre punonjes te policise, qe akuzohen si te perfshire dhe te implikuar me ta.

Policia e Shtetit ka bere me dije sot emrat e tre efektiveve te policise te cilet jane vene ne pranga, me akuzen e shperdorimit te detyre dhe te ndihmes se dhene per kalim te paligjshem te kufijve.

Njoftimi për arrestimin e policëve

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
2. Jasin Abdul, nga Saranda;
3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Shtuar më 22/10/2018, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori