Ndihmoi aksidentuesin e policëve, prangoset 41-vjeçari
Policia e kryeqytetit arrestoi sot 14 vjeçarin Shkëlzen Sylajn me akuzën se ka përkrahur Edmir Kolecin, autorin e përplasjes së dy efektivëve të policisë rrugore në Kamëz.

Nga përplasja, efektivi Selma Lena humbi jetën, ndërsa kolegu i tij Prengë Lleshi u plagos rëndë.

Patrulla e policisë është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më pas në afërsi të vendit të njohur si “Katër rrugët e Shijakut”. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori