Ndihmë për gjithë jetën pas tërmetit, Rama zbulon emrat
Kryeministri Edi Rama ka zhvillua një mbledhje me qeverinë këtë të hënë ku ndër të tjera ka bërë publik emrat e atyre që fitojnë penson prej 1 milion lekësh të vjetra në muaj pas tërmetit.

Ai bëri me dije se sot miratohen projektvendime si fillim për një trajtim të posaçëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën.

Rama deklaroi se si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përveç pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm që në masën më të lartë shkon në 60 mijë lekë të reja.

“Atëherë lista që përfitojnë: Lindita Cara, e cila përfiton 100 mijë lekë në muaj, për Albert Carën gjithë jetën trajtim të vecvantë financiar për 100 mijë lekë. Aleks Çupi po ashtu, Albert Lala 100 mijë lekë, Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj, Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj, Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj, Pranvera Qato dhe më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale”, u shpreh Rama.

Po ashtu ai bëri me dije se mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre”, tha Rama.

Më tej Rama tha se pas Viti të të kalojnë Krishtlindjet edhe Vitin e Ri në hotele si njerëz “në Janar do të kalojnë në apartamente që të ketë minimumin jetik, jo të shtrihen përtokë në çimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë”.

Ai tha se brenda vitit 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar dhe se masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Shtuar më 02/12/2019, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori