Ndezi zjarrin qëllimisht në Finiq, arrestohet 21-vjeçari
Pëlqej
Policia e Sarandës vuri në pranga një 21-vjeçar pasi dyshohet se ai është përgjegjës për vendosjes e zjarrit në Finiq, që dogji rreth 50 ha pyll.

Strukturat e Stacionit Policor të Livadhjasë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, arrestuan në flagrancë të shtetasit J..R., 21 vjeç, banues në Finiq.

21-vjeçari">21-vjeçari, më datë 12.08.2017, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vendosur zjarr në vendin e quajur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, ku për pasojë janë djegur rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore.

Edhe sot pas shiut zjarri nuk është shuar ende, duke rrezikuar banesat e fshatarëve të zonës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori