Ndezi sherrin me armë në Jalë, kush është vajza e njohur e showbizit shqiptar? (FOTO LAJM)

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një përplasje me armë zjarri ndodhi në zonën “VIP” të një lokali të njohur në plazhin e Jalës.

Sipas policisë, sherri nisi mes dy grupeve të rinjsh rreth orës 02:00 të natës, të cilët kishin konsumuar alkool dhe më pas u përplasën fizikisht. Konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve. Sipas dëshmitarëve disa të shtëna janë dëgjuar, ndërsa klientët e tjerë të terrorizuar janë fshehur poshtë tavolinave, në zonën “Vip” të një lokali të njohur.

Një dëshmitar tjetër në vendngjarje tha për newsbomb.al se shkak i sherrit mes grupeve ka qenë një femër e njohur e showbizit shqiptar, megjithatë dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar dhe nuk ka asnjë të ndaluar.

Raportohet se një vajzë ka mbetur e lënduar nga sherri me mjete të forta, por është e paqartë nëse është i njëjti person në fjalë.

Edhe vitin e kaluar gjatë sezonit veror, në Jalë janë shënuar incidente të ngjashme në lokalin e njohur që frekuentohet edhe nga personazhe publike të showbizit e politikës.
Shtuar më 28/07/2019, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori