Ndëshkohen 453 qytetarë të tjerë që shkelën masat antiCOVID
Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
Shtuar më 21/01/2021, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori