“Kriminel lufte”, Serbia i del në mbrojtje Putin-it: Është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike

Pasi presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi Vladimir Putinin si një kriminel lufte, Serbia i ka dalë në mbrojtje.

Ka qenë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, që përmes një reagimi i cilësoi fyerje fjalët e Biden.

Fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë tha Vulin sot i cituar nga Tanjug. Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran./albeu.com/