Ndërtuesit në garë: O burra tek "Stacioni i Trenit"
Heqja e stacionittrenit nga ana e Bashkisë së Tiranës e cila ka nisur punën për zbatimin e një pjesë të planit të ri rregullues të Tiranës siguron për firmat e ndërtimit jo pak, por 14 kilometra katrorë truall ndërtimi.

Sipas shqiptarja.com, largimi i stacionit hap një hapësirë ndërtimore, që nuk ekzistonte më parë, pikërisht në momentin kur dukej se Tirana nuk kishte më vend se ku të ndërtohej.
Kohët e fundit, edhe kur Bashkia dhe qeveria drejtohej nga e njejta forcë politike – PD-ja, janë dhënë, sipas INSTAT-it, më pak leje se në çdo vit këto 15 vitet e fundit. Zgjatimi i bulevardit krijon automatikisht një hapësirë të re ndërtimore, por edhe një faturë që duhet të paguhet për shpronësime, me kosto jo të vogël, duke qenë se fjala është për zona me çmime ndër më të lartët në vend, sipas VKM-ve përkatëse të përcaktimit të çmimit të truallit në Republikë. Bashkia ka siguruar tashmë 61 mln euro fonde, kryesisht arabe, nga 85 mln që kërkohen vetëm për infrastrukturën. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori