Ndërtimt informale, AKKP nis kompensimin e pronarëve
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 30 maj ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave për kompensim të pronarëve të prekur nga ndërtimet informale. Sipas AKKP-së, pronarët përfitojnë tri këstet që mbulojnë 47% të shumës së përgjithshme për kompensim.

“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 30/05/2013, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale, dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të AKKP-së.
Shtuar më 02/06/2013, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori