Ndërtimi i xhamisë së re nis në mars, Berisha dhe Basha ofrojnë mbështetje
Qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të ofrojë mbështetjen e saj në punimet për xhaminë e re të Tiranës të cilat do të fillojnë në muajin mars. Ky ka qenë premtimi i dhënë nga kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça.


Kryeministri shprehu kënaqësinë që ka filluar puna e projektimit të kësaj xhamie, që do të ngrihet në vendin tradicional dhe historik të Namazgjasë.

“Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të Partisë Demokratike,” - u shpreh Kryeministri.


Në këtë takim mori pjesë edhe kreu i bashkisë, Lulzim Basha i cili garantoi zotin Haxhi Selim Muça për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit, sapo projekti të jetë dorëzuar. /albeu.com/

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Fondacionit Sema, Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi. Zoti Haxhi Selim Muça shoqërohej nga arkitekti i xhamisë, nga nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, si dhe kancelari Ali Zaimi. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori