Ndertimi i Rruges se Arbrit do te prese edhe shume kohe?!
Albeu.com
Ndërtimi i koridorit 8, ndryshe i njohur edhe si Rruga e Arbrit do të presë edhe shumë vite që të ndërtohet. As versioni i vërtetë i këtij aksi rrugor i cili duhet të kalojë përmes Gostivarit, Mavrovës Luginës së Radikës, deri në ...... Dibër, e as ai i ndryshuari i cili duhet të kalojë përmes Gostivarit, Kërçovës fshatit Izvor e deri në Dibër, nuk janë në agjendën e qeverisë për këtë vit.

Me ndërtimin e këtij aksi rrugor do të shkurtohet udhëtimi nga Shkupi në Tiranë. Ministri i Transportit Mile Janakievski, thotë se për këtë pjesë të koridorrit këtë vit duhet të përfundojë studimi i fizibilitetit për pjesën hekurudhore e asgjë më tepër.
“Për koridorin 8 këtë vit do t’i përfundojmë të gjitha projektet. Do të thotë projekti ideor dhe studimi i fizibilitetit për aksin rrugor drejt Kërçovës për pjesën hekurudhore është i hartuar dhe tani bëhet rishikim i projektit dhe më pas me te do të konkurojmë për fondet IPA”, shtoi ministri Janakievski.
Ndërsa ministri i Financave Zoran Stavreski, theksoi se me rishikimin e buxhetit të vitit 2010 nuk janë parashikuar fonde për investime kapitale.
“Rishikimi i buxhetit është në drtejtim të uljes së shpenzimeve buxhetore, gjë për të cilën janë bërë shkurtime atje ku duhet. Do të thotë nuk ka vend që me rishikim të ndahen fonde për projekte të reja”, tha Stavreski.

Por zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, thotë se në qeveri deri në shtator korridori 8 do të ketë projekt kryesor e jo studim të fizibilitetit.
“Pjesë të këtyre projekteve mund ta konsiderojmë edhe rrufgëm që lidh Kërçovën me Dibrën dhe sa i takon kësaj rruge për momentin agjencioni për rrugë është duke përgatitur projektin kryesor, sepse një pjesë e kësaj rruge është e padepëryeshme, dhe eventualisht nëse këtë vit do jetë gati këtë vit do të fillojë ndërtimi i një pjesë të kësaj rruge”, theksoi Ademi.
Rruga e Arbrit duhej të fillojë të ndërtohet në pjesën e dytë të vitit 2009.
Vlera e ndërtimit të rrugës Shkup-Gostivar-Dibër, kap shifrën 400 milion euro. Projekti për rrugën Gostivar- Kërçovë- Dibër, ka kaluar në qeveri para një viti dhe është parashikuar të përfundoj brenda gjashtë viteve.

Qeveria si prioritet e ka koridorin 10 në pjesën hekurudhore për të cilin nga banka evropiane për zhvillim ka marrë kredi në vlerë prej 17.6 milion euro me kamatë prej 2 % dhe periudhë kthimi prej 15 vjet. (alsat-m)
Shtuar më 08/07/2010, ora 20:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori