Ndërtimi i gazjellësit, SHBA kundër “TAP”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pozicionohen kundër projektit të gazsjellësit "Trans Adriatic Pipeline" (TAP), të cilësuar si prioritar nga Tirana zyrtare, duke mbështetur projektin tjetër konkurrues Nabucco, që shmang territorin shqiptar.

Sipas Gazetës Shqiptare Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë "Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë", të përgatitur në 12 dhjetor 2012, qartëson kategorikisht se projekti "Nabucco West është qartësisht superior ndaj TAP-it për interesat e politikës së jashtme amerikane në rajon".


Në rekomandimin që ky dokument strategjik i bën qeverisë amerikane theksohet se "pa dyshim, TAP ka përparësi, është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër se Nabucco. Megjithatë SHBA duhet të mbrojnë që Nabucco West të zgjidhet si rrugë e poshtme e Korridorit Jugor, në vend që të lekundet mes opsioneve të disponueshme".


"Nabucco West do të avancojë më qartë interesat e politikës së jashtme amerikane për sigurimin direkt të energjisë për ato vende në Europën Qendrore dhe Juglindore në nevojë të madhe të diversifikimit të furnizimit, larg nga furnizimi rus. Në mënyrë të veçantë, Nabucco West do të fusë konkurrencën ndërkombëtare në rajon që do të përmirësojë dhe sjelljen negociatore me Rusinë, do të zvogëlojë ndikimin e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve dhe do të forcojë sovranitetin politik dhe ekonomik të aleatëve dhe partnereve të NATO-s", - citohet nga raporti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori