Ndërtimi i bulevardit, pronarët e shtëpive: Basha po na grabit pronën
Pronarët e shtëpive që do të shemben nga zgjerimi i bulevardit në rrugën "Skënder Kosturi", pranë Stacionit të Trenit protestuan sot lidhur me çmimin e përcaktuar për kompensimin e pronës së tyre i cili është vlerësuar 26 mijë lekë për metër katror.

Ata thonë se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të shemben e të kompensohen me këtë çmim.

"Janë banor i vjetër i Tiranës dhe më është vlerësuar shtëpia 18 milionë lekë. Cfarë mund të bëj unë me këto para? Shteti të bëjë çfarë të dojë, por të më strehojë mua sepse kam tre fëmijë, njërin prej tyre invalid. Shteti duhet të më strehojë dhe të më paguajë. Shtëpinë nuk e lëshoj sepse është e shenjtë dhe do ta mbroj me gjak", thotë një banor.

"Ky është një çmim qesharak. Nuk mund të tallet shteti kështu me popullin", thotë një tjetër banor.
Shtuar më 06/09/2013, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori