Koronavirusi në Maqedoni, gjatë 24 orëve më pak të infektuar, më shumë të shëruar

78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga, përcjell Alsat.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3579 raste aktive me Covid-19./Alsat


Shtuar 6.07.2020 15:43