Njëri i shtruar tek Infektivi, dy policë me COVID-19 në Tiranë

Dy policë në Tiranë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.

Pas rezultateve janë karantinuar edhe 7 policë të tjerë në pritje të rezultatit të testit,

Më konkretisht, dy rastet e reja janë efektivë të Rendit, ndërsa njëri prej tyre është shtruar në spítalin Inféktiv.

Dyshohet se janë inféktuar gjatë punës dhe autoritetet kanë nisur gjurmimin e kontakteve të afërta duke i bërë tamponët edhe kolegëve e disa familjarëve të tyre.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë karantinuar 17 punonjës pólicie.

Përveç 7 efektivëve të vetëkarantinuar në Tiranë, 6 të tjerë janë ízoluar në banesat e tyre në Elbasan, 3 në Korçë dhe 1 në Berat.

Punonjësit e vetëkarantinuar kanë pasur kontakte me kolegë e familjarë të ínfektuar me herët.

Për të parandaluar përhapjen në masë të Covid-19, në hyrje të Drejtorisë Vendore të Pólicisë së Tiranës funksionon tuneli dezinfektues.

Qytetarët që futen në këtë godinë për të marrë shërbim nuk lejohen pa maskë.


Shtuar 14.07.2020 15:51