Ndërtimet pa leje afër kalasë, Tare: Kruja po merr fund
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ngriti dje shqetësimin për ndërtimet pa leje që i janë vënë pazarit të vjetër e kodrës së kalasë në qytetin e Krujës.

"Bashkë me Forumin kemi ardhur të shohim shkatërrimet që po ndodhin në Krujë. Kam një thirrje për qeverinë shqiptare: ajo duhet të mblidhet urgjentisht e të marrë një vendim në kuadrin e privatizimeve që po bën. Duhet të vendosin që Kruja t'i kalojë Turqisë në administrim, meqë shqiptarët dhe institucionet që kanë nuk janë të aftë ta ruajnë vetë atë. Duke qenë se turqit kanë qenë të interesuar para 500 vitesh ta merrnin qytetin, është rasti më i mirë tani t'ua japim. Të mos harrojmë se këtu erdhën 2 a tre sulltanë, nuk prekën e nuk prishën asgjë, e sot pas 500 vitesh, atë që s'ia bënë turqit këtij vendi, por ia bëjmë ne shqiptarët. Kruja po merr fund! Kam 30 vite që vij herë pas here në këtë qytet, dhe e gjej gjithnjë e më keq. Le t'ia japim Krujën turkut e të biem rehat. Le të merremi në këtë mënyrë me shkatërrimin e qyteteve të tjera. Ne po prishim simbolin e kujtesës sonë historike, me të cilën ne 500 vite më parë i kthyem sytë nga Europa." u shpreh Auron Tare.


Ndërsa Artan Lame u shpreh se kishin ardhur në Krujë për të denoncuar situatën katastrofike të ndërtimeve pa leje dhe absurde, plus shkatërrimin që po i bëhet qendrës më të shenjtë të kujtesës historike shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori