Ndërtimet pa leje, 367 persona nën procedim
Pëlqej
Në kuadër të aksionit për ndalimin e ndërtimeve pa leje, policia njofton se ka nisur ndjekjen penale për 367 persona. Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të detyrave institucionale, po vijojnë me masat e ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje, duke mundësuar që në harkun kohor të një jave të evidentojnë këto raste të ndërtimeve abuzive.

Mësohet se 32 persona janë arrestuar, pasi janë kapur në flagrancë duke ndërtuar në objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit. Ndërkohë 325 shtetas të tjerë autorë të ndërtimeve të paligjshme janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 12 shtetas janë shpallur në kërkim.

Vetëm në fundjavë, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 54 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme. Numri i më i madh i ndërtimeve pa leje është konstatuar në qarqet Tiranë, ku deri në këto momente janë evidentuar 97 raste, në Durrës ku deri në këto momente janë evidentuar 54 raste, në Elbasan 51 raste, në Fier 33 raste, në Lezhë 34 raste etj..
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Në Qarkun e Tiranës janë evidentuar 97 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 97 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë, 84 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në Durrës, janë evidentuar 54 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 53 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 47 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Në Elbasan janë evidentuar 51 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 51 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 50 ndiqen në gjendje të lirë.
Në Fier janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në Korçë janë evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 14 ndiqen në gjendje të lirë.
Në Vlorë janë evidentuar 16 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 16 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 13 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në Shkodër janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.
Në Gjirokastër janë evidentuar 8 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 8 shtetas.
Në Berat, janë evidentuar 24 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 24 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në Lezhë janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 26 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Në Dibër janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 21 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtuar më 01/09/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori