Ish-ushtaraku Petrit
Myftiu ka humbur jetën në spitalin e Sanatoriumit pas infektimit me koronavirus.
Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të
Flotës Luftarake
Detare Shqiptare. Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë.
Me pas
Myftiu ka kaluar ne Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake
Detare në Bishtpalle.
Ne përfundim te karrierës së tij, ai ka qenë Drejtor i
Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 09:28