Ndërron jetë një tjetër i dënuar në QSUT
Pëlqej
Një tjetër i dënuar ka ndërruar jetë në QSUT.

Burimet thanë se një ditë më parë, më datë 12.01.2018, rreth orës 08:00, në QSUT, te pavijoni i kardiologjisë, ka ndërruar jetë shtetasi F. Sh, vjeç 46, banues në Tiranë, i cili ishte sjellë nga spitali i burgut.

Nga veprimet e kryera dyshohet se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./albeu.com/

Shtuar më 13/01/2018, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori