Ndërron jetë një person, makina përplaset me motorin në Levan-Tepelenë
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një makinë është përplasur me një motor, pranë vendit të quajtur Kafaraj, duke bërë që drejtuesi i këtij mjeti të mbetet i vdekur.

Përplasja e makinës me motorin dhe përfundimi në asfalt, bëri që drejtuesi i motorit të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje drejtuesin e makinës.
Shtuar më 30/05/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori