Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktorja Drita Pelinku
Pëlqej
Ndërroi sot jetë në moshen 87-vjeçare aktorja e njohur e kinemase dhe teatrit, Drita Pelinku. E lindur në qytetin e Vlores në vitin 1926, ajo filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946.

Aktorja vleresuar me titullinArtiste e Merituar” , “Mjeshtre e Madhe e Punes” e cmime te shumta, numeron role pa fund ne kinema e teater, qe ne kohen e fillimeve te Teatrit.
Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.

Ajo ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullinArtiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)”. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori