Nderron jete ne burg Sahit Rushiti, i akuzuar per "rastin e Mavroves"
Albeu.com
Një nga të akuzuarit për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, Sahit Rushiti ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës sot në mesditë. Rushiti, ish-pjesëtarë i UÇK-së është një nga 22 të akuzuarit për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve ...... maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e kthyer nga Tribunali i Hagës dhe që po gjykohet në Gjykatën Themelore në Shkup.

Sahit Rushiti ishte arrestuar në shkurt të vitit 2004 në fshatin Rakovec të Tetovës, pas një fletëarresti të lëshuar nga MPB-ja, për vuajtjen e burgut për kryerjen e një vepre penale. Ai më pas ishte përfshirë edhe në listën e të akuzuarve për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës gjatë konfliktit të vitit 2001.
Shtuar më 22/05/2010, ora 18:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori