Nderron jete ne burg, i burgosuri i Brodecit Hanif Dervishi
Albeu.com
Në burgun e Manastirit, ka ndërruar jetë Hanif Dervishi 53 vjeçar i arrestuar në aksionin policor “Stuhia malore” në Brodec. Nga drejtoria e burgjeve njoftojnë se i ndjeri Hanif Dervishi, mbrëmë pak para mesnate është ankuar se ka shtrëngime në gjoks dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.Sipas drejtoreshës së burgjeve, Lidija Gavrilovska, Dervishit mbrëmë i është ofruar ndihma mjekësore, por ajo ka qenë e kotë, pasi në 6:30 të mëngjesit Hanif Dervishi kishte ndërruar jetë.

Drejtoresha e burgjeve dhe familjarët e të ndjerit thonë për ALSAT se Dervishi më parë nuk është ankuar nga sëmundja e zemrës apo ndonjë sëmundje tjetër.

Hanif Dervishi nga Brodeci ishte arrestuar gjatë aksionit policor “Stuhia malore” në nëntor të vitit 2007 dhe ishte dënuar me 10 vite burg. Në këtë aksion të forcave speciale të policisë në fshatin Brodec të Tetovës, u vranë gjashtë persona, dy prej të cilëve ishin nga ky fshat ndërsa 13 të arrestuarit ishin dënuar me gjithsej 192 vjet burg. (alsat-m)
Shtuar më 09/01/2010, ora 02:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori