Ndahet nga jeta ish-ministri i Bujqësisë (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, profesori i shkencave bujqësore i cili ka mbajtur edhe titullin Mjeshtër i Madh, Ahmet Osja.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Jeta profesionale:

Ahmet Osja sipas është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër.

Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit si koleg i afërt i Akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij.

1982 – 1991 Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.

Profesor Osja ka qënë edhe Ministër i Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave si dhe lektor në Universiteti i Shkodrës.

Vepra studimore & publicistike:

Profesor Osja është autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gatezarëve Shqipëtar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.

2012 Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine ” 100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm.Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.

Si studjues poliedrik Ahmet Osja sipas Qamil Gjyrezit argumenton që fotografi shqiptaro amerikan Gjon Mili e ka prejardhjen nga një familje në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe ka lidhje me prejardhjen e hershme të familjes të Gjyrezve si dhe është pasardhës i Skënderbeut.

Vlerësime:

2009 – Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës.

2009 – Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja ” Mirënjohja e Qytetit” .

2009 – Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare

2010 – Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.

2016 – Honoris causa

Shtuar më 23/02/2020, ora 21:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori